Festa e ditëlindjes së 30-të e Bora Zemanit nuk ka kaluar pa zhurmë.
Prezantuesja e njohur nga Shqipëria organizoj një festë të madhe me shumë të ftuar për të festuar tre dekada jetë.
Në mesin e atyre që morën pjesë në festën e saj ishin emra të njohur të skenës shqiptare, miq e koleg të moderatores.
Teksa ajo vet ishte në qendër të vëmendjen si yll i mbrëmjes, teksa dukej e mrekullueshme në një fustan të shkurtër me shkëlqim.
Ndërsa, për Prive prezantuesja u shpreh se ajo ndihet më e plotësuar se kurrë më parë dhe se ky 30-të vjetorë e gjen të rrethuar me dashuri.
“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë ata që kam ftuar. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht.”, u shpreh Bora.
Zemani krahas një karrierë të suksesshme tha po ashtu se ka nevojë për dashuri, ndonëse as kjo nuk po i mungon.
“Vetes i uroi dashuri, unë kam shumë nevojë për dashuri, gjithmonë kam nevojë për dashuri, e marr në të gjitha format dhe nuk është që po vuaj për dashuri këto kohë sepse kam shumë dashuri rreth vetes”, tha tutje prezantuesja e njohur.
Kujtojmë që Bora vitin që lamë pas ishte ndër personazhet më të komentuara në media, kjo edhe për lidhjen e saj me banorin e Big Brother VIP, Donald Veshaj, i cili pas një takimi romantik me të brenda shtëpisë së famshme u mendua si një ribashkim mes tyre, po gjërat morën drejtim tjetër kur ai nisi një lidhje me Beatrix Ramosaj.
Që nga ajo kohë Borës nuk i ka munguar përkrahja e fansave, së fundmi ajo arriti shifrën e një milionë ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram. /Telegrafi/