Site icon Telegrafi

Bora Zemani: Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, jetën time e kam plotë

Foto: Instagram

Sa i përket statusit të dashurisë, ajo po vazhdon të jetë beqare.

Bëhet fjalë për moderatoren e “Përputhen”, Bora Zemani, e cila pavarësisht se momentalisht është beqare përflitet mjaft shumë ne rrjete sociale, për të kaluarën e më saktësisht romancën me aktorin, Donald Veshaj.

Nëna e një djali së fundmi ka qenë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit”, gjersa ka folur për përvojën e saj televizive e një ngacmim rreth jetës private po ashtu nuk mungoi.

Bora Zemani (Foto: YouTube)

E pyetur nga prezantuesja e këtij programi, Ori Nebijaj ‘se a është e lumtur’, zeshkania nuk ka hezituar të përgjigjet.

Lexo po ashtu Shaka e 1 prillit apo e vërtetë: Bora Zemani paralajmëron këngën "Nuk jam si ti", dhe Beatrix vetëm pak minuta më vonë "As unë si ti"

“Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plotë, jetën time profesionale e kam shumë të plotë, unë kam një djalë që është si drita dhe ma mbush pjesën më të bukur të ditës”, u shpreh ajo.

Bora Zemani (Foto: YouTube)

Bora përndryshe ka qenë prej disa vitesh në një lidhje me Veshajn, me të cilin edhe ka bashkëjetuar.

Ata kishin ndarë rrugët me njëri-tjetrin para hyrjes së Donaldit në Big Brother VIP. /Telegrafi/

Exit mobile version