Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani feston sot ditëlindjen.
Përmes një postimi në ‘InstaStory’, ajo falënderoi miqtë për urimet e shumta që mori në përvjetorin e lindjes.
“Ej miqtë e mi faleminderit shumë për urimet tuaja që ma keni zbukuruar ditën që në mëngjes. Madje nuk dola akoma nga shtëpia duke lexuar çdo mesazh tuajin dhe u kënaqa shumë”, thoshte moderatorja në postimin e saj.
Bora gjithashtu zbuloi pa dashur edhe sa vite mbushi sot, duke bërë të ditur se tani është 33 vjeçe.
Zemani është një moderatore shumë e dashur për publikun me një audiencë të gjerë që përcjell çdo hap të saj.
Ajo ka moderuar një sërë emisionesh të ndjekura. /Telegrafi/