Telegrafi

Bora Zemani dhe Donald Veshaj më të lumtur se kurrë – shfaqen elegant në rozë

Ata janë një nga çiftet e famshme që janë diskutuar në masë të madhe për marrëdhënien e tyre.

Bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, të cilët u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit gjatë vitit të kaluar.

Dyshja e njohur po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe shumë të komentuar nëpër rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata së fundmi kanë ndarë disa fotografi të veçanta nga dasma, ku ishin të pranishëm në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.

Lexo po ashtu Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkëlqyen në dasmën e Elgitit dhe Kleas

Çifti zgjodhën të vishen tërësisht në rozë – moderatorja zgjodhi një fustan të gjatë dhe prezantuesi një kostum të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit kanë marrë poza të ndryshme, gjersa janë shfaqur më të lumtur se kurrë së bashku.

Siç kanë treguar nëpër rrjete sociale, Bora dhe Donaldi kanë filluar edhe të bashkëjetojnë. /Telegrafi/