Bora Zemani dhe Donald Veshaj, çifti shumë i përfolur në shtypin rozë raportohet se janë në një pritje të ëmbël.
Kështu së paku është aluduar nëpërmjet një video përmbledhëse të episodit të ardhshëm të “Cherry on Top”, nga vetë moderatorja Zemani.
Ishte vetë Bora në këtë promo të emisionit të saj e cila aludoi për një shtatzëni të mundshme, duke vendosur dy duart në barkun e saj.
“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”, thotë moderatorja në klipin e emisionit.
Në një moment tjetër, Donaldi i afrohet dhe më pas i puth dorën.
Emisioni “Cherry on Top” sapo ka nisur dhe moderohet nga vetë Bora Zemani, dhe ekskluziviteti dhe detajet shpalosen zyrtarisht të premten. /Telegrafi/