Mbrëmë (e hënë) u dha premierë filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku yjet e filmit dhe emra të njohur parakaluan në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në mesin e të famshmëve që morën pjesë ishin edhe çifti Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Dyshja e njohur dukeshin më elegant se kurrë teksa u shfaqën dorë për dore, ndërsa ishin të shoqëruar edhe nga vëllai i Donaldit, Romeo.
Për këtë mbrëmje, prezantuesja zgjodhi një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe dekolte të mbyllur ndërsa kishte një të çarë anësore.
Për të kompletuar dukjen bukuroshja zeshkane mbante një çantë të zezë me rrip ari dhe këpucë gjithashtu të zeza me taka.
Flokët e gjata i la të lira mbi supe, ndërsa kishte edhe një makijazh më të theksuar për daljen.
Ndërkohë, Donaldi ishte gjithashtu teje elegant veshur me një kostum komplet të zi sipër një këmishë të bardhë.
Ndërsa, ngjashëm dukej edhe Romeo që pozoi bashkë me çiftin në tapetin e kuq.
Theksojmë që emra të tjerë që morën pjesë ishin: Luiz Ejlli, Kiara Tito, Olta Gixhari, Dea Michel, Sara Hoxha, Jori Delli e shumë të tjerë. /Telegrafi/