Moderatorja e njohur nga Shqipëria, Bora Zemani, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”.
Ajo ishte bashkë me vëllezërit Veshaj, Donaldin dhe Romeon, ndërkohë që zbuloi gjëra të shumta nga jeta private e po ashtu edhe nga ana profesionale.
Në një nga pjesët e emisionit gjatë një loje, çifti kanë pranuar se kanë realizuar tatuazhe dedikuar njëri-tjetrit.
Bora këtë e zbuloi për hetë të parë, gjersa prezantuesi nga Vlora ka më shumë se një kushtuar partneres.
Dyshja për herë të parë po ashtu treguan se si erdhi deri te pajtimi i tyre, me Donaldin që fillimisht tha se i kishte thënë Semit, e më pas i kishte dërguar një mesazh.
Ata në emision rikthyen edhe takimin e famshëm, i cili bëri bujë të madhe gjatë kohës së Big Brother VIP.
Zemani tregoi se ka pasur momente të vështira pas ngjarjeve që rrodhën në BB VIP, por që janë tejkaluar me ndihmën e miqve dhe familjarëve. /Telegrafi/