Site icon Telegrafi

Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëjnë hapin e radhës drejt konfirmimit të ribashkimit, ndjekin njëri-tjetrin në Instagram

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë dhe çdo veprim i tyre zgjon kureshtjen e fansave.

Pas muajsh thashetheme se dyshja janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit, këta zëra ata duket se i kanë përforcuar edhe më shumë me veprimin e fundit që kanë bërë.

Prezantuesja dhe aktori së fundmi kanë nisur të ndiqen në Instagram e që u morë si konfirmim i lidhjes së tyre romantike.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Me një kontrollim në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram mund të shihet që në listën e miqve që ndjekin tashmë kanë edhe njëri-tjetrin.

Kjo vjen pas një fotografie të përbashkët që mikesha e tyre, këngëtarja Semi Japuaj ndau në Instagram.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Semi shihej përkrah çiftit më të përfolur të momentet teksa ndodheshin në tribunat e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

 

Foto: Instagram

“Shokë përgjithmonë”, shkroi Semi në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ana e fansave të tyre.

Lexo po ashtu Donald Veshaj ka publikuar këngën e re me titullin “Hesht”

Në anën tjetër, krahas angazhimeve të tjera, Donaldi së fundmi lansoi projektin e ri muzikor “Hesht” që gjithashtu u përfol si një dedikim dashurie. /Telegrafi/

Exit mobile version