Site icon Telegrafi

Bora zbukuron edhe plazhin e Ulqinit (Foto)

Këtë javë rajoni po përballet me mot të ftohtë dhe reshje bore. Borë ka rënë edhe në vendet bregdetare, si në Shëngjin dhe Ulqin.

Bora që ka rënë në Ulqin, e që nuk është shumë e zakonshme për këtë qytet bregdetar i ka dhënë një pamje mahnitëse.

Ndryshe, edhe në Kosovë këtë javë ka mbajtur mot i ftohtë dhe me reshje bore. Temperaturat po sillen rreth 0 e deri në minus 6 gradë.

Ndërkohë nesër pritet që të jetë dita më e ftohtë, ku temperaturat maksimale do të sillen rreth minus 3 gradë, ndërsa minimalja do të jetë -18 gradë Celsius.

Moti pritet që të përmirësohet gjatë vikendit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version