Site icon Telegrafi

Bora vështirëson qarkullimin rrugor në Maqedoni

Dëbora që që ka ra në pjesën më të madhe të vendit po e vështirëson komunikacionin rrugor dhe ngadalë po zhvillohen transporti urban dhe ndërurban.

“Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet më të dobët po vërehen në Kriva Pallankë, Stracin, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, qafën malore Strazhë, Kullë dhe Mavrovë. Në Kodrën e Diellit reshjet e dëborës janë me intensitet të mesëm. Reshje të dobëta të shiut po vërehen në Ohër dhe Dibër”, njofton LAMM.

Pa probleme nga mëngjesi janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parashikuara nga aeroporti “Aleksandri i Madhe” në Shkup, tregojnë të dhënat në ueb faqen e koncesionarit “TAV Maqedoni”, shkruan AA.

Sipas parashikimit të Drejtorisë Hidrometeorologjike të Maqedonisë (DPHM), reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Kudo do të formohet shtresë dëbore, nëpër male edhe deri në 50 centimetra. Do të fryjë erë me shpejtësi mesatare, pasdite e përforcuar veriore, por në pjesët jugore paradite era do të jetë jugore.

Për shkak të paralajmërimit nga DPHM-ja Trupi koordinues qeveritar për ballafaqim me kriza dhe Komiteti drejtues për kriza apelon që qytetarët të jetë të kujdesshëm gjatë planifikimit të udhëtimeve, konkretisht të mos nisen në udhëtim në qoftë se nuk kanë nevojë urgjente, të mbajnë pajisje adekuate dimërore, posaçërisht automjetet transportuese për të cilët nuk përjashtohet ndalesa në periudhë të caktuar. Kompania EVN duhet të formojë ekipe të cilat do të jenë me mobilitet të rritur dhe gatishmëri të rritur operative posaçërisht në rast të prishjes së sistemit për furnizim me energji elektrike./Telegrafi/

Exit mobile version