Telegrafi

​Bora vështirëson qarkullimin e automjeteve në disa rrugë

Foto: Ilustrim

Bora që nisi të bie mbrëmë e që po vazhdon edhe sot, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, si dhe në disa rrugë regjionale.

Vështirësi në qarkullim është raportuar edhe në disa rrugë që menaxhohen nga komunat e Kosovës. Megjithatë, rrugët kryesore në kryeqytet në mëngjesin e sotëm janë të pastruara, raporton kp.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet – 1 deri 1 gradë Celsius. /Telegrafi/