Aeroplani i kompanisë Swiss është nisur nga Gjeneva për në Prishtinë në orën 6.28 me 180 udhëtarë.
Për shkak të motit me borë që po mbretëronte në Kosovë, ai pati shumë vështirësi gjatë aterrimit në Aeroportin e Prishtinës, njofton për albinfo.ch një pasagjer.
“Posa rrotët e aeroplanit e prekën pistën, piloti u detyrua të mbushte gaz në mënyrë urgjente. Ai tha se ka shumë vështirësi nga bora në pistë. Në aeroplan në mesin e udhëtarëve pati shumë panik nga dridhjet e forta. Në fund për fat gjithçka përfundoi mirë”, shkruan lexuesi.
Në Kosovë në këto orë po mbretëron mot me reshje të borës dhe mjegull.