Telegrafi

Bora shkakton ndërprerje të rrymës në Dukagjin

Banorët e këtyre fshatrave janë vetorganizuar gjatë gjithë ditës së sotme për riparimin e shtyllave elektrike. Ata janë të shqetësuar për rrjetin ekzistues të furnizimit me energji dhe pasivitetin e KEK-ut për të sanuar gjendjen e krijuar, transmeton RTK.

Zyrtarët e KEK-ut, përmes një komunikate kanë njoftuar se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë shkaktuar mbi 120 prishje të rrjetit elektrik.

E në anën tjetër, gjendje e rëndë e furnizimit me energji elektrike, gjatë dy ditëve të fundit, raportohet të jetë edhe në shumë fshatra të komunës së Pejës dhe komunës së Junikut. /Telegrafi/