Shumë pjesë të Kroacisë, kryesisht ato malore, janë mbuluar nga bora e cila ka filluar të bjerë që nga nata e mbrëmshme.
Trashësia e borës ka arritur në 20 centimetra në disa vende.
Policia kroate ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion.
Bora është pritur mirë nga banorët e zonave malore kroate, meqë ky shtet ka shumë vende të mira për zhvillimin e turizmit dimëror. /KP/