Site icon Telegrafi

Bora mbulon Stambollin – anulohen fluturimet, “e hëna dita më e ftohtë e vitit”

Dëbora është rikthyer në Stamboll dhe ka shkaktuar shqetësime të mëdha në të gjithë qytetin. Parashikohet që reshjet e borës të vazhdojnë deri të dielën pasdite.

Sipas njoftimit të meteorologëve, reshjet e borës në gjithë Stambollin do të jenë gjatë gjitë ditës së sotme ndërsa niveli i borës në lartësitë më të mëdha do të kalojë 20 centimetra.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët që të jenë të kujdesshëm për shkak të rrugëve të ngrira, dukshmërisë të reduktuar dhe mundësisë së ndërprerjeve të udhëtimeve.

Përveç Stambollit, stuhia ka prekur edhe rajonet përreth, duke përfshirë Kocaeli, Sakarya, Duzce, Bolu, Yalova, veriun e Balikesir dhe perëndim të Bursës. Parashikohet që në këto zona të bjerë borë e fortë deri të dielën mbrëma.

Për shkak të reshjeve të borës në Stamboll, Turkish Airlines (THY) njoftoi se disa fluturime të planifikuara për nesër janë anuluar.

Këshilltari për meteorologji Orhan Şen njoftoi se e diela do të jetë “dita më e ftohtë e vitit” dhe ka mundësi që shkollat të mbyllen të hënën, ashtu siç ishte anuluar mësimi disa ditë më parë për shkak të kushteve të ngjashme. /Telegrafi/

Exit mobile version