Site icon Telegrafi

Bora mbulon rrugët e Gjakovës, qytetarët rrezikohen nga veturat (Foto)

Reshjet e borës të cilët kanë filluar të bien që dy ditë radhazi pa ndërprerë, kanë krijuar vështirësi në qarkullim.

Në shumicën e komunave të Kosovës, rrugët janë në gjendje të keqe, dhe kjo rritë rrezikshmërinë e aksidenteve.

Në komunën e Gjakovës, në bazë të fotografive që lexuesit kanë dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihet  se rrugët janë të mbuluara krejtësisht nga bora e cila tashmë ka filluar të krijojë edhe shtresa të akullit.

Qytetarët janë ankuar duke thënë se rrugët nuk po mirëmbahen sa duhet, duke thënë se edhe në fshatra rrugët janë të pa pastruara . /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version