Dhërmiu, i njohur si një destinacionet turistike më të frekuentuara të Shqipërisë gjatë verës, dhuron pamje mbresëlënëse edhe gjatë stinës së dimrit.
I preferuar për ujin e kristaltë dhe rërën fantastike, plazhi i Dhërmiut është shndërruar në një peizazh mahnitës nga reshjet e borës.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në një fotografi të publikuar sjell pamje të plazhit të Dhërmiut të mbuluar nga bora.
Reshjet e borës që kanë përfshirë prej dy ditësh veriun dhe juglindjen e Shqipërinë prekën edhe jugun ku edhe Llogoraja, Dhërmiu dhe Himara u mbuluan nga bora.