Telegrafi

Bora lë pa rrymë shumë fshatra

Të reshurat e pandërprerë të borës, që kanë mbizotëruar gjatë ditës së diel dhe gjatë mëngjesit të së hënës, kanë shkaktuar prishje të shumta në rrjetin elektrik. Fshatrat e thellë dhe komunat më të vogla të vendit kanë mbetur në terr deri me mbi 10 orë pa energji.

Por, më së shumti nga prishjet e rrjetit të energjisë ka pësuar rajoni i Prizrenit, ku disa fshatrat të kësaj ane janë përballur me ndërprerje të energjisë deri në 12 orë.

Këtë e ka pranuar edhe Guri Shkodra, zëdhënës në KEDS. Shkodra ka thënë për “Zërin” se shumica e vendeve janë përballur me ndërprerje të energjisë, për shkak të rrjetit të dobët.

“Erërat e forta, si dhe të reshurat e pandërprera, kanë shkaktuar disa prishje në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike. Ekipet e KEDS-it janë në terren duke bërë të pamundurën që prishjet të rregullohen në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor. /Telegrafi/