Telegrafi

Bora Kokëdhima fyen Eurovisionin për fustanin e Enedas: Ma hodhën poshtë fustanin 57 metra

Fustani me të cilin Eneda Tarifa u prezantua mbrëmë në skenën e “Eurovizion”, nuk ishte ai që stilistja Bora Kokëdhima kishte menduar për paraqitjen skenike të këngëtares.

Rreth një muaj më parë, stilistja Kokëdhima kishte thënë se, fustani i Enedës do të kishte një bisht rreth 50 metra të gjatë.

Përmes një reagimi në “Instagram”, ajo shpjegon arsyen përse fustani i Enedës nuk ishte ai që pritej dhe kjo vetëm për faj të kohës së shkurtër në dispozicion që kishte çdo këngëtar për t’u bërë gati për performancën:

“Për gojët e liga: fustani 57 m i nisur e projektuar për rreth 2 javë nga mua dhe zonjat e mia fantastike që kanë punuar pa reshtur për këtë projekt; është hedhur poshtë nga ‘Eurosong’ për arsye të sekondazhit të shkurtër që artistët kishin në dispozicion për t’u pozicionuar në skenë. Atëherë, krijova statujën e artë të ‘Oscar’-it me petat si krah shqipeje dhe dashuri për klasin dhe elegancën”!