Telegrafi

“Bora” fiton në PriFilmFest

Filmi boshnjak "Bora" është shpallur filmi më i mirë i festivalit dhe u nderua me "Hyjneshën e artë", ndërsa filmi shqiptar "Lindje, perëndim, lindje" i Gjergj Xhuvanit mori Çmimin special të jurisë.

Çmimi i publikut i takoi filmit "Koha e Kometës" të Fatmir Koçit.

Aktor më i mirë u shpall kroati Velibor Topiq, kurse aktore më e mirë maqedonasja Labina Mitevska dhe u nderuan me "Hyjneshën e artë".

Juria shpalli regjisor më të mirë të festivalit, Sidik Barnak nga Afganistani me filmin "Lufta për opium". /qik/Telegrafi/