Site icon Telegrafi

Bora e rrit nivelin e lumenjëve në Maqedoni

Dyfish është rritur niveli i ujit në lumin Vardar në Jegunovcë dhe në kodrën Zajçev, në krahasim me muajn e kaluar.

Të dhënat nga administrata për punë hidrometeorologjike tregojnë se lumi Vardar ka nivel më të madh të ujit në Veles dhe Demir Kapijë, derisa rritje të rrjedhës së ujit edhe në Pçinjë, Banjat e Katlanovës, dhe Treskë tek Makedonski Brod.

Ulje të rrjedhës së ujit ka në “Kriva Reka” në Kriva Pallankë dhe në “Crna Reka” në Novaci, ndërsa në lumin “Bregallnica” në Berovë niveli i ujit është i njejti me nivelin e muajt janar.

Exit mobile version