Bora e parë ka rënë në Kosovë. Kjo ka ndodhur ne Gjeravicë të Deçanit.
Gjeravica që gjendet 2.656 metra lartësi mbidetare, është maja më e lartë në Alpet Shqiptare në pjesën e Kosovës. Ndërsa, radhitet si maja e tretë pas Korabit dhe Jezercit.
Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet që ndajnë kufirin shtetëror të Komunës së Deçanit me Shqipërinë.
Fotot i ka realizuar Besim Tolaj.