Telegrafi

Bora e madhe pamundëson zhvillimin e ndeshjes Ferizaj – Llapi

Është shtyrë ndeshja mes Ferizajt dhe Llapit e paraparë të zhvillohet nga ora 13:00.

Bora e madhe e rënë gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka bërë që kjo ndeshje mos të zhvillohet.

Delegati i ndeshjes Afrim Nebiu së bashku me gjyqtarët e ndeshjes me në krye Gramos Shalën, kapitenët e dy skuadrave Taulant Dajaku (Ferizaj) dhe Benjamin Emini (Llapi) vendosën që mos ta nisin ndeshjen fare.
Kjo ndeshje është vendosur që të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:00.

Kësisoj ndeshja e vetme që po zhvillohet ditën e sotme në Ipko Superligë është ajo mes Dritës dhe Drenicës. /Telegrafi/