Disa pamje që vijnë nga Kanadaja tregojnë se si duket kur bora mbulon edhe çatinë. Shtëpitë dhe makinat u përmbytën plotësisht dhe mijëra shtëpi ishin pa energji.
Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria kanadeze po mendon të angazhojë edhe ushtrinë, pasi të gjitha vendbanimet u paralizuan nga një stuhi bore.
https://twitter.com/etrevorpowell/status/1218391548095758339
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në kryeqytetin e Newfoundland.
Oh my God…. pic.twitter.com/9Ke65XUwFf
— Leigh Antle (@leigh_antle) January 17, 2020
Siç bëhet e ditur, lartësia e borës tejkaloi 76 centimetra, dhe erërat e forta formuan depozita të mëdha.
You know the snow is deep when you can have a tunnel going to your front door. #stormageddon2020 @MurphTWN @jwhittalTWN @cbcnl @VOCMNEWS #nlwx pic.twitter.com/6elD0IfeEY
— Jim Fitzgerald (@JCFPC) January 18, 2020
Si pasojë e lartësisë së krijuar të borës, shumë njerëz nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre sepse bora ka bllokuar plotësisht derën e tyre të përparme.
Si rezultat, banorët janë detyruar të “gërmojnë tunele” për të dalë nga shtëpitë e tyre.
Looking forward to all the tunnel and snow forts resulting from #nlblizzard2020 #nlwx #stormageddon2020 pic.twitter.com/YeH8uApajX
— Margie Howell (@MargieEHowell) January 18, 2020
Gjithsesi, zyrtarët e pushtetit vendor thonë se gjëja më e rëndësishme është pastrimi i borës pranë spitaleve dhe pastrimi i rrugëve. /Telegrafi/