Site icon Telegrafi

Bora dhe temperaturat e ulëta nuk do t’i dëmtojnë kulturat bujqësore në Maqedoni

Rreshjet e borës dhe rënia e temperaturave që kanë kapluar Maqedoninë nuk do të ndikojnë në dëmtimin e kulturave bujqësore, thotë Angjelko Angjeleski, agrometorologu nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

“Jam aptimist pasi temperaturat nuk janë katastrofale, ndërsa rrethanë e mirë është që nuk pritet ngrohje e menjëhershme. Në rajonet bujqësore temperaturat janë afër zero dhe është pozitive se nuk do të ketë dëmtime serioze. Bora mbahet në pemë dhe vetëm mundet të thyehen degët”, deklaroi Angjeloski për AIM.

Ai rekomandon që bora të hiqet nga degët e pemëve.

“Më të ndikuar nga ndryshimi i kohës janë pemët, pasi kanë lule, por borën që mbajnë degët e pemëve lulja është e mbrojtur dhe është me temeperatura pozitive. Vetëm tek degët e kumbullave, pjeshkave dhe kajsisë mundë të shkaktojë tharjen e pemës, por jo dhe ta dëmtojë tërësisht”, thekson Angjeleski.

Ai shtoi se nga reshjet e tanishme ka shumë ujë, sidomos në disa pjesë të Pellagonisë./Telegrafi/

Exit mobile version