Telegrafi

Bora dhe akulli e kanë përfshirë Moskën, janë anuluar 30 fluturime

Së paku 30 fluturime janë anuluar sot ndërsa 40 janë shtyrë në aeroportet në Moskë për shkak të stuhive të borës dhe akullit.

Shërbimi për raste të jashtëzakonshme i Moskës ka paralajmëruar më herët për kujdes për shkak të kohës së keqe që po mbretëron, transmeton agjencia Tass.