Telegrafi

Bora dëmtoi rëndë rrjetin e KEK-ut

"KEK  kërkon ndjesë nga konsumatorët që kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e kushteve atmosferike dhe sqaron se gjatë ditëve të fundit nuk ka pasur reduktime të zgjatura të energjisë elektrike, por ato kanë ardhur si pasojë e prishjeve në rrjet, të cilat janë sanuar në afatet më të shkurtra të mundshme", thuhet ne komunikaten e kesaj kompanie. 

Sipas saj, furnizimi me energji elektrike në zonat ku nuk ka prishje është mjaft i kënaqshëm, pasi KEK po operon me 4 njësi gjeneruese, përkatësisht B1 dhe B2 të TC “Kosova B”, A3 dhe A5 të TC “Kosova A”, si dhe HC “Ujmani”, të cilat prodhojnë afro 800 megavatë/orë energji elektrike, ndërsa importi shkon deri në 122 megavatë/orë në kohën e pikut. /telegrafi/