Site icon Telegrafi

Bora bllokon rrugët në Kamenicë, komuna u bënë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në komunikacion

Temperaturat e ulëta, reshjet e borës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar probleme të mëdha në shumë komuna të vendit.

Në komunën e Kamenicës sasia e madhe e borës që ka rënë, ka shkaktuar vështirësia në komunikacion.

Kjo komunë u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacion.

“Që nga mbrëmë kompania kontraktuese për pastrimin e rrugëve urbane e rurale në Kamenicë është në terren me të gjitha kapacitetet e saj duke u angazhuar për pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të gatshme të ofrojnë kapacitetet e tyre për ndihmë qytetarëve.

Lusim qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion dhe të raportojnë ku qarkullimi është vështirë i kalueshëm”, thuhet në njoftimin e komunës së Kamenicës. /Telegrafi/

Exit mobile version