Telegrafi

Bora befason Sarajevën, shkakton kaos në rrugë

Për shkak të borës së madhe që ka rënë në Rogoj të Bosnjë dhe Hercegovinës, rrugët janë bërë pothuajse të pakalueshme, derisa policia u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm në komutacion.

Mediat në Bosnje, raportojnë se gjatë enjtes mbrëma ka rënë borë në shumicën e vendeve malore, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e vendit kanë reaguar menjëherë duke nxjerrë në rrugë makineritë për pastrimin e borës, për të evituar ndonjë aksident të mundshëm trafiku. /Telegrafi/