Telegrafi

Bora befason banorët e Bagdadit

Kjo ishte hera e parë në historinë e këtij qyteti – që ai të mbulohej nga bora. Banorët e shumtë janë zënë të befasuar, madje shumë prej tyre në moshë të shtyrë kanë treguar se, bora asnjëherë nuk kishte rënë në Bagdad. Në fakt në vitit e 40-ta të shekullit të kaluar – mbahen mend disa fjolla bore jashtë Bagdadit dhe jo më shumë.

Shumë prej banorëve të Irakut borën e kanë parë vetëm nëpër filma – andaj shumë prej tyre i kanë zgjuar fëmijët në orët e hershme të mëngjesit, për ta parë “mrekullinë”, që është e zakonshme në pjesën më të madhe të botës.