Tashme, Bookfesti është bërë traditë e librarisë Dukagjini, ku dashamirët e librit, lexuesit a apasionuar kanë mundësinë që të eksplorojnë librat e shumtë, mund t’i shfrytëzojnë zbritjet e shumta.
Do të ketë lojëra për fëmijë, pantomima, lexime, lojëra logjike dhe shumë surpriza të tjera.
Megjithatë, në këtë edicion, fëmijët do të kenë mundësinë që të shpalosin talentin e tyre përmes vjershave. Tema do të jetë e lirë, kurse poezitë mund t’i dërgojnë fizikisht apo përmes emailit: info@dukagjinibooks.com.
Detajet shtesë për konkursin mund t’i lexoni ne faqet e librarisë në Facebook dhe Instagram.
Stafi i librarisë ju pret me shumë gatishmëri për t’ju shërbyer për librat që do t’ju bëhen pjesë e sirtareve tuaja.
Bookfest fillon nga data 14 shkurt dhe do të vazhdojë deri me datën 23 shkurt.
Shiemi në Gjilan!