Telegrafi

Booker shkëlqen me 44 pikë, Suns triumfojnë pa problem ndaj Thunder

Phoenix Suns kanë vazhduar me fitore në NBA, duke marrë të katërtën radhazi.

Në sfidën e zhvilluar në Footprint Center, Suns u përballen me Oklahoma City Thunder dhe kanë triumfuar me 31 pikë diferencë 132:101.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga vendasit prej fillimit të ndeshjes deri në fund të saj, madje epërsia më e lartë shkoi deri në 36 pikë.

Devin Booker ka qenë i pandalshëm në këtë sfidë me 44 pikë, tre kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Terrence Ross që shtoi 24 pikë, derisa Chris Paul e mbylli ndeshjen me 18 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte amerikani Lindy Waters III me 23 pikë, katër kërcime e dy asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/