Site icon Telegrafi

Bonusi i Pranverës, Rama njofton pensionistët: Nga e hëna mund t’i tërhiqni

Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se që nga e hëna do të nisë shpërndarja e ‘Bonusit të Pranverës’ për pensionistët brenda dhe jashtë vendit.

Ai thotë se mbi 730 mijë pensionistë do të kenë mundësi ta tërheqin këtë bonus në çdo pikë të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan Rama.

Exit mobile version