Site icon Telegrafi

Bonucci zbulon ekipin që do të donte ta takonte në çerekfinale të L.K.

Leonardo Bonucci, mbrojtës i Juventusit ka zbuluar ekipin që do të donte të takohej në çerekfinale.

Reprezentuesi italian ka pohuar dëshiron të luajë në këtë fazë me Barcelonën.

“Leicester ka qenë ekip i surprizuar i turneut deri më tani. Por personalisht do të doja të takohemi me Barcelonë”, tha italiani para hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, transmeton Telegrafi.

Leonardo gjithashtu ka zbuluar se nuk e preferon të takohet me Bayern Munichun shkaku i shkathtësive të trajnerit të gjermanëve, Carlo Ancelotti.

“Kë do ta shmangia? Bayernin. Kudo që shkon Carlo Ancelotti gjen një mënyrë për të fituar ndeshjet e futbollit”, tha ndër të tjerash Bonucci. /Telegrafi/

Exit mobile version