Site icon Telegrafi

Bonucci do t’i mungojë Juventusit deri në 20 ditë

Leonardo Bonucci do të mbetet jashtë fushave për 20 ditë, pasi qendërmbrojtësi i Juventusit pësoi një dëmtim gjatë përgatitjeve të djeshme për ndeshjen me FC Porton.

Italiani ka udhëtuar me skuadrën për në Portugali, por nuk do të jetë në ndeshjen e 1/16 dhe sipas Il Corriere dello Sport mbrojtësi do të humbasë 20 ditët e ardhshme.

Bounucci bashkohet me Juan Cuadrado dhe Arthur Melo në listën e dëmtimeve.

Andrea Pirlo ka në dispozicion mbrojtës si Merih Demiral, Matthijs de Ligt dhe Giogrio Chiellini për ndeshjen e madhe ndaj Portos.

Sipas gazetës po ashtu edhe Weston McKennie dhe Alvaro Morata nuk janë ende në maksimumin e tyre fizik, por të dy janë në dispozicion dhe mund të luajnë sonte ndaj kampionit portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version