Site icon Telegrafi

Bonucci thumbon anglezët pas finales së Euro 2020: E shijova atmosferën armiqësore në Wembley

Leonardo Bonucci e pranon se ai ishte duke shijuar atmosferën armiqësore në Wembley Stadium, pasi Italia mundi Anglinë në penallti për të fituar Euro 2020.

Mbrojtësi i Juventusit shënoi golin e barazimit pasi Luke Shaw kishte kaluar në epërsi Tre Luanët brenda dy minutash.

“Është një ëndërr e realizuar dhe meritat i takojnë trajnerit, të gjithë skuadrës”, ka thënë Bonucci RAI Sport.

Lexo po ashtu Mancini ngrit në 'qiellin e shtatë' lojtarët e Italisë

“Kur u bashkuam në Sardenjë, kishte diçka ndryshe në krahasim me të kaluarën. Ngadalë fituam besim, siguri, unitet. Kjo ishte qershia mbi tortë që na bën legjenda”.

Kishte një atmosferë armiqësore me vetëm rreth 7,000 tifozë të Italisë të pranishëm, shumica prej tyre tashmë të vendosur në Britani për shkak të kufizimeve të udhëtimit, por kjo vetëm ngriti moralin e Bonuccit.

Lexo po ashtu Pas finales, tifozët anglezë eskaluan: Fyejtën në baza racore Sakan, Rashfordin dhe Sanchon

“Është një ndjenjë unike dhe ne po e shijojmë. Të shohësh 58,000 njerëz që largohen para se të ndahej trofeu është diçka për t’u shijuar, tani Kupa po vjen në Romë. Ata menduan se po qëndronte në Londër, më vjen keq për ta, por Italia edhe një herë dha një mësim”.

“Ne thamë gjatë stërvitjes, ajo që po ndodhte në tribuna ishte thjesht zhurma e sfondit. Kishim 34 ndeshje të pamposhtura, gjithçka që duhej të bënim ishte pikërisht ajo që kishim bërë deri më tani për të arritur këtu, as një më shumë, as një më pak”, ka shtuar më tej Bonucci.

Lexo po ashtu Donnaruma emërohet lojtari më i mirë në Euro 2020

Italia e fitoi për herë të dytë në histori të tyre, derisa Anglia nuk e ka fituar asnjëherë Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version