Site icon Telegrafi

Bonucci sqarohet rreth të ardhmes së tij

Bonucci njëri prej më të mirëve te Juve

Leonardo Bonucci ka thënë se zërat rreth të ardhmes së tij janë vetëm spekulime pasi që ai ishte i lidhur me një lëvizje te Chelsea.

Reprezentuesi i Italisë refuzoi një transferim në Manchester City para sezonit 2016-17 në favor të një qëndrimi të zgjatur në Torino, por raportet e fundit kanë pohuar se ai tani është i hapur për një sfidë të re.

Lexo po ashtu Chelsea i ofron pagë të lartë Bonuccit

Bonucci u konfrontua me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri në shkurt dhe Chelsea besohet të jetë i afërt me situatën e qendërmbrojtësit, me Antonio Conte që dëshiron të bashkohet me lojtarin e tij të mëparshëm.

30-vjeçari ka insistuar se nuk po mendon për një largim nga Juventusi mes raporteve të freskëta se agjenti i tij ka qenë në Londër për të diskutuar një transferim në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu UEFA zgjedh 18-shen më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve (Foto)

“Të largohem nga Juventusi, këto janë vetëm spekulime”, ka thënë Bonucci për La Stampa.

Mbrojtësi italian ka një kontratë me kampionët e Serie A deri në vitin 2021.

Ai bëri 45 paraqitje në të gjitha garat në 2016-17, pasi Juventusi siguroi trofe të dyfishtë, kampionatin dhe Kupën e Italisë, para se të mposhtej në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version