Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, është shëruar nga infeksioni me coronavirus – ka konfirmuar klubi italian.
Italiani rezultoi pozitiv me COVID-19 në fillim të këtij muaji, pas kthimit nga angazhimi me kombëtaren e Italisë.
Krahas tij, edhe disa anëtarë të stafit të Azzurrëve dhe shtatë lojtarë të tjerë kishin dalë pozitivë.
“Leonardo Bonucci i ka bërë dy teste kontrolluese molekulare për COVID-19 me rezultate negative”.
“Kjo do të thotë se lojtari është shëruar dhe nuk është më nën regjimin e izolimit dhe nesër (e martë) pasdite do t’i bashkohet skuadrës në JTC”, shkruan në njoftimin e Juventusit.
Aktualisht, Federico Bernardeschi është lojtari i vetëm i Zonjës së Vjetër që është pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/