Telegrafi

Bonucci rrezikon ndeshjen me Sampdorian shkaku i një dëmtimi

Juventusi mund të mbes pa Leonardo Bonuccin për ndeshjen e dytë të sezonit kundër Sampdorias, shkruajnë mediat italiane.   

Qendërmbrojtësi 35-vjeçar italian luajti të gjitha 90 minutat e ndeshjes hapëse të sezonit të Bianconerëve kundër Sassuolos, së bashku me nënshkrimin e ri Gleison Bremer.

Bonucci është një lojtar me përvojë dhe i rëndësishëm në skuadrën e Massimiliano Allegrit, duke shfaqur aftësi kyçe drejtuese në fushë.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Bonucci pësoi një tendosje pas fitores 3-0 të Juventusit ndaj Sassuolo javën e kaluar dhe tani ai rrezikon të humbasë ndeshjen e ardhshme kundër Sampdoria.

Nëse ai përjashtohet për ndeshjen, ai do t’i bashkohet listës së lojtarëve të lënduar, ku përfshihen edhe Paul Pogba dhe Angel Di Maria.

Allegri mund të detyrohet të vendosë Federico Gatti ose Daniele Rugani së bashku me Bremer për ndeshjen e radhës në mbrojtje.

Bonucci humbi 11 ndeshje për shkak të lëndimit sezonin e kaluar./Telegrafi/