Site icon Telegrafi

Bonucci prezantohet te Juventusi dhe merr numrin 19: Rikthimi në shtëpi, Allegri, tifozët, Liga e Kampionëve dhe Milani

Leonardo Bonucci gjatë prezantimit te Juventusi, pas një viti të kaluar në radhët e Milanit, tha se është shumë i lumtur që u kthye te shokët e vjetër të ekipit.

Mbrojtësi ka kaluar në Juventus si shkëmbim me Matia Caldaran që ka kaluar në anën tjetër.  Ai foli për marrëdhënien me trajnerin dhe mundësinë që ta vesh prapë fanellën e Juves.

“Erdha tek Juventusi sepse më mungonte shtëpia ime. E falënderoj Juventusin, Milanin dhe menaxherin tim që më dhanë mundësinë për të qenë këtu”.

“Pata oferta të ndryshme edhe nga jashtë Italisë, por doja vetëm Juven”.

“Marrëdhënia me Allegrin? Jemi takuar dhe kemi sqaruar gjithçka si dy njerëz të zgjuar me një përqafim. Kur u largova lashë zemrën, tani jam prapë këtu, me familjen time”.

Një qarje e madhe ka ndodhur mes mbrojtësit të Kombëtares Italiane dhe tifozëve bardhezi, ndërsa ia ka thënë se do t’i bëjë sërish për vete.

“Tifozët i kuptoj dhe i respektoj sikurse kam bërë gjithmonë. Pas çdo ndeshjeje gjithmonë kam shkuar për t’i falënderuar. Vendimi për t’u larguar sezonin e kaluar ishte emocional”.

“Vërshëllimat? Duhet t’i kthej në duartrokitje. Tani fillon një sfidë e re për mua. Jam një person më i mirë, por duhet të rikuperoj si futbollist”.

Në fund Bonucci foli edhe për nënshkrimin e madh të Juventusit, Cristiano Ronaldon, dhe mundësin që të luajë sërish një finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin.

“Objektivi është të arrijmë në finale të Ligës së Kampionëve dhe të rifitojmë kampionatin dhe Kupën e Italisë”.

“Është avantazh i madh të kesh në skuadër Cristiano Ronaldon. Nëse do të përballemi me Real Madridit, nuk e nisim ndeshjen 1-0 për ta. Të stërvitesh me të do të thotë të rritësh nivelin”, ka thënë Bonucci i cili do ta mbajë numrin 19 te Juve. /Telegrafi/

Exit mobile version