Leonardo Bonucci ka folur për Tuttosport edhe në lidhje me paraqitjet e Matthijs de Ligt deri më tani te Juventusi.
Sipas tij holandezi do të bëhet më i miri në botë, por i duhet ende kohë edhe pse deri tani ka bërë mirë.
“De Ligt është i destinuar për sukses dhe ai po lufton si ne të gjithë. Ai duhet të lihet vetëm; ai ka cilësitë për t’u bërë, nëse jo edhe më i miri, një nga mbrojtësit më të mirë në botë”.
“Ai ka bërë gabime, sikur unë në të kaluarën dhe si në përgjithësisht që bëjnë të tjerët: është e pashmangshme”.
“Veshja e kësaj fanelle të bën me presion dhe ai po e veshë atë vetëm në 20 vjet, duke e gjetur veten, duke mbrojtur zonat edhe pse ka luajtur deri në sezonin e kaluar në Holandë”.
“Është vetëm çështje kohe, madje edhe kundër Lokomotiv Moskës ai luajti një lojë shumë të mirë. Edhe ai është njeri. Por, me përvojë, ai do të bëhet mbrojtësi më i fortë në botë”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/