Leonardo Bonucci e ka pranuar se Juventusi nuk po luan futboll të bukur, por me rëndësi janë pikët në këtë fillim.
Bianconerët janë në krye të Series A, dhe janë afër që ta kalojnë edhe grupin në Ligën e Kampionëve.
“Unë jam objektiv, është e vërtet që nuk po luajmë futboll të bukur”.
“Jemi në nëntor dhe kemi kohë të përmirësohemi. Tani është më rëndësi të marrim sa më shumë pikë dhe në janar ose shkurt të kthemi në lojën tonë”.
“Me Paulo Dybalan dhe Marko Pjacan do ta rrisim nivelin si në stërvitje ashtu edhe në lojë”.
“Në Ligën e Kampionëve, të them të drejtën nëse i shikon grupet tjera tani nuk e di se ku është më mirë të përfundosh, i par apo i dytë. Duhet të kesh fat në short”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/