Leonardo Bonucci do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë me fanellën e Milanit kundër Real Betis.
Mbrojtësi qendror erdhi nga Juventusi për 40 milionë euro
Sipas Tuttosport, lojtari do ta bëjë paraqitjen e parë nga minuta e parë dhe atë si kapiten.
Trajneri Vincenzo Montella, ka admirim për lojtarin dhe pritet ta zëvendësojë Riccardo Montolivon si kapiten.
Bonucci konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në botë. /Telegrafi/