Telegrafi

Bonucci: Ndaj Romës u shfaqën kampionët që kemi në skuadër, jemi ende në garë për titull

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur pas përfundim të ndeshjes me Romën ku fituan 2-0.

Lideri i mbrojtjes bardhezi ka deklaruar se pas humbjes në kampionat ndaj Interit, skuadra nxori në pah kampionët që ende nuk ishin shfaqur.

“Këto janë ndeshje ku del shpirti i këtij grupi. Ne e dinim që Roma luan me shumë driblime dhe krijon një kundër një, ne mund ta luanim këtë ndeshje. Ne ishim cinikë dhe një ekip i shkëlqyer”.

“Ndeshja ndaj Interit? Në atë ndeshje ne prekëm fundin, por që nga aty nxorëm në pah kampionët që ende nuk ishin shfaqur”, ka thënë Bonucci.

Mbrojtësi italian ka thënë se Juventusi ende është në garë për titull, pasi ka një ndeshje më pak se të tjerët.

“Kemi një ndeshje më pak dhe jemi në lojë. Të shohim ndeshje pas ndeshje, tani të mendojmë për ndeshjen gjysmëfinale të dytë të Kupës së Italisë ndaj Interit dhe më pas ndaj Napolit”, ka thënë Bonucci i cili pësoi një dëmtim, por deklaroi se nuk ishte i rëndë. /Telegrafi/