Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milani pasi UEFA nuk ka arritur marrëveshje me klubin kuqezi për shpenzimet.
Rossonerët kanë qenë në bisedime deri në javën e shkuar por nuk kanë arritur marrëveshje për Financial Fair Play.
Marrëveshja është refuzuar dhe nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, atherë ata mund të largohen nga Liga e Evropës.
Sipas Sky, Bonucci mund të largohet nëse ndodh skenari më i keq i mundshëm për klubin.
Mbrojtësi u largua papritmas nga Juventusi në verë e shkuar, por që nuk arriti të lë gjurmë.
Ai është kapiten i Milanit dhe njëri prej lojtarëve më të shtrenjtë në klub.
Për të vazhdon të ketë interesim nga klubet e Ligës Premier. /Telegrafi/