Milani nuk po kalon aspak një moment të mirë, teksa pas 13 javëve ka marrë gjashtë fitore, gjashtë humbje dhe një barazim, ndërsa ka vetëm 19 pikë në renditje.
Kuqezinjtë janë shumë larg zonës së Ligës së Kampionëve, që përbënte edhe objektivin e tyre primar për këtë sezon dhe humbja me Napolin konfirmoi edhe njëherë se Milani nuk është gati për t’u përballur me skuadrat e kreut.
Pas kësaj situate të krijuar, kapiteni Leonardo Bonucci ka thirrur në një darkë skuadrën, si një përpjekje për të bashkuar më shumë grupin e futbollistëve dhe për të dalë nga kriza e rezultateve.
Kapiteni i kuqezinjve ka postuar foton nga darka me shokët e skuadrës, në llogarinë e tij në Twitter dhe e ka shoqëruar me përshkrimin: “Bashkimi bën fuqinë”.
Bonucci është kritikuar shumë për paraqitjet e tij te kuqezinjtë, por për tifozët është normale pasi italiani ka ndërruar ambient.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Torinos. /TCh/