Massimiliano Allegri ka marr lajme të mira në ditën e sotme, pasi Leonardo Bonuccin është bashkuar me skuadrën në stërvitje.
Mbrojtësi italian stërviti rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës këtë të martë në qendrën stërvitore të klubit.
Ai është rikuperuar nga dëmtimi që kishte në nyje dhe që e kishte pësuar në sfidën ndaj Lazios.
Ka pasur frikë në kampioni bardhezi që lojtari mund të mungojë në ndeshjen vendimtare ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ai sigurt do të jetë në këtë ndeshje, por mbetet të shihet se a do të ketë minuta edhe në ndeshjen e së premtes në Serie A ndaj Frosinones.
Tani te Juve po punojnë që ta bëjnë gati edhe mbrojtësin tjetër Giorgio Chiellinin.
Kapiteni do t’i ndihmonte shumë Juventusit në një përballje kaq të fortë si ajo me Atleticon në Ëanda Metropolitano. /Telegrafi/