Site icon Telegrafi

Bonucci kërkon falje për kartonin e kuq ndaj Spanjës

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci ka reaguar në mediat sociale për t’u kërkuar falje tifozëve pas kartonit të tij të kuq në ndeshjen e Azzurrëve me Spanjën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Veteranit të Juventusit iu dhanë dy kartonë të verdhë në pjesën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Spanjës.

Bonucci mori kartonin e parë të verdhë për kundërshtim dhe të dytin për goditje të lehtë me bërryl të ngritur ndaj Sergio Busquets.

Lexo po ashtu Spanja mposht Italinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, golat e Ferran Torres ia ndërprenë azurrëve serinë pre 37 ndeshjeve pa humbje

Spanja shënoi dy herë në pjesën e parë dhe goli i Lorenzo Pellegrinit në minutat e fundit të pjesës së dytë nuk ishte i mjaftueshëm që Azzurrët të arrinin një vend në finale dhe të zgjasnin serinë e tyre të pamposhtur përtej 37 ndeshjeve.

“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten time. Më falni dhe kërkoj falje. Por, kjo Itali do të ngrihet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”, ka shkruar Bonucci në Instagram.

Azzurrët tani do të përballen me Francën ose Belgjikën në finalen e vendit të tretë të dielën në Allianz Stadium.

Les Blues dhe Djajtë takohen sonte (e enjte) në Torino në orën 20:45 me kohën tonë lokale.

Lexo po ashtu Bonucci u ndëshkua me karton të kuq të diskutueshëm ndaj Spanjës

Para mbrëmjes së kaluar, Italia kishte humbur ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve kundër Portugalisë në shtator të vitit 2018.

Roberto Mancini ka fituar 31 nga 43 ndeshjet e tij në krye të kombëtares. /Telegrafi/

Exit mobile version