Leonardo Bonucci beson se Juventusi është përmirësuar prej largimit dhe kthimit nga Milani, ndërsa sipas tij Napoli e humbi stilin, por Carlo Ancelotti kanë fituar mentalitet.
Mbrojtësi kaloi një vit në San Siro me Milanin, por u kthye në një marrëveshje shkëmbimi me Mattia Caldaran.
“Trajneri ka të drejtë, kjo skuadër është më e pjekur dhe mendoj se është dallimi kryesor që unë kam gjetur nga vitet e kaluara”.
“Gjatë 18 muajve të fundit, besoj se skuadra ka bërë një hap përpara, para së gjithash në ndeshjet kundër klubeve ‘të vogla’, të cilat na kanë shkaktuar shumë më shumë probleme”.
“Sot, falë disa lojtarëve të mëdhenj, një klubi të madh dhe një trajneri të shkëlqyeshëm, Juventusi ka bërë një hap tjetër në kualitet”.
Juventusi ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e tyre këtë sezon në mes të Serie A dhe Ligës së Kampionëve, por të shtunën luajnë me vendin e dytë, Napolin.
“Napoli ka humbur një qasje taktike dhe stil të futbollit, me largimin e Maurizio Sarri, por me Ancelottin kanë fituar në aspektin e mentalitetit dhe përvojës”.
“Ka vetëm një rezultat dhe kjo është fitorja. Do të jetë një lojë e hapur me futboll të bukur, sepse të dyja ekipet pëlqejnë të sulmojnë. Duhet të jemi të kujdesshëm”.
“Unë shënova kundër Napoli në tetor të vitit 2016, ishte një volej i mrekullueshëm me të majtën dhe një gol shumë i vështirë. Kjo na bëri të festojmë dhe shpresoj të shijoj sërish këtë përvojë”, ka thënë Bonucci për JTV. /Telegrafi/