Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, është shprehur i zhgënjyer pas barazimit dramatik ndaj Beneventos.
Rossonerët ishin në epërsi prej 2-1 kundër skuadrës së fundit në tabelë, mirëpo në minutat shtesë pranuan gol, ndërsa kjo ishte pika e parë sezonale skuadrës së Beneventos.
“Ka një zhgënjim të pamasë. Jam i hidhëruar për humbjen e këtyre tri pikëve në një moment delikat”.
“Gattuso ka mundur të na befasojë, por në vend të kësaj, ne jemi sërish këtu duke thënë se diçka po na mungon”, ka deklaruar mbrojtësi italian pas ndeshjes.
Përkundër hidhërimit për pozitën e ekipit të tij, Bonucci ka thënë se beson se Rossonerët kanë një të ardhme të suksesshme.
“E morëm një pikë dhe do të shikojmë përpara, me dëshirë dhe vullnet për t’u përmirësuar dhe për t’u angazhuar”.
“Përbërjet për të pasur sukses nuk mungojnë… Në karrierën time, gjithmonë kam shikuar përpara duke e ditur se objektivat arrihen me punë dhe sakrificë për bashkëlojtarët”.
“Po të punonim të gjithë në atë mënyrë, atëherë do të kishim sukses”, ka thënë ish-mbrojtësi i Juventusit. /Telegrafi/